Pas certifikimit të zgjedhjeve për kryetarët e komunave veriore si dhe dy asambleve komunale Leposaviq dhe Zveçan, të cilët dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, në ditët në vazhdim pritet të bëhet konstituimi i tyre.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi.

Krasniqi tha se në ditët në vijim individualisht do të caktojnë të gjitha seancat për konstituimin e kryetarëve të katër komunave veriore.

Krasniqi u shpreh se gjatë takimit që kanë zhvilluar të enjten me katër kryetarët e rinj të komunave veriore kanë biseduar për proceset e ardhshme.

“Ne dje i takuam kryetarët e zgjedhur të katër komunave veriore. Kemi biseduar për proceset e ardhshme…Kemi deklaruar edhe njëherë obligimin tonë institucional si ministri e linjës dhe jemi në mbështetje të këtyre asamblistëve dhe kryetareve në konstituimin e kuvendeve dhe bashkëpunimin tonë me ta. Jemi dakorduar që në ditët në vijim individualisht t’i caktojmë të gjitha seancat me kryetarët e zgjedhur”, ka thënë Krasniqi.

/TV Malisheva 

Share.