Ian Brunner, 22 vjeç, po rregullonte makinën e tij Miata me dy dyer e vitit 1994 të dielën në mbrëmje, në momentin kur mjeti që po mbante makinën, ra.
Brunner, i cili mori një diplomë inxhinieri mekanike nga Universiteti i Dejtonit në Ohio, ishte në parkingun e një ndërtese strehimi studentësh.
Brunner, nga Pittsburgh, Pennsylvania, u shpall i vdekur në vendngjarje.
Universiteti adresoi vdekjen e Brunner në një e-mail në orën 1 të mëngjesit të së hënës.
“Miata është dhimbje. Miata është dashuri. Sapo përfundova një rindërtim të plotë të motorit dhe tani po funksionon mirë! Faleminderit të gjithëve që ndihmuan”, kishte shkruar ai në rrjetet sociale më herët.
Familja e Brunner ka kërkuar privatësi gjatë zisë./tch
/TV Malisheva