Një tjetër super sfidë do të luhet nesër në palestrën e sporteve “Karagaçi”, ku KB Peja e pret në shtëpi KB Trepçën në ndeshjen e katërt të finales së “PlayOff-it”.

Mitrovicasit momentalisht kanë epërsinë 2:1 në serinë finale, dhe fitorja nesër do t’i kurorëzonte me titullin e kampionit.

Në anën tjetër, Peja duhet të fitojë me çdo kusht nesër, e më pas edhe në “Minatori” për ta fituar titullin e kampionit.

Ndeshjen e parë e fitoi Trepça 94:86, kurse ndeshjen e dytë pejanët shënuan fitore të thellë 107:79, ndërsa ndeshjen e fundit e fituan “Xehetarët” 97:90.

Të dy skuadrat duan titullin pas një dekade, me pejanët që e kanë fituar për herë të fundit më 2013, kurse mitrovicasit e kishin fituar më 2012.

E diel

17:00 KB Peja – KB Trepça (Palestra Karagaçi)

/TV Malisheva

Share.