Një 30-vjeçar është gjetur i vdekur sot në hollin e Grand Hotel Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç.”, ka bërë të ditur ajo.
Ahmeti ka informuar se ka nisur hetimi i rastit si “vdekje e dyshimtë” dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
/TV Malisheva