Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme.

Sipas institutit, të hënën do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Gjatë ditës parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. E marte- mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha. E mërkurë- Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës. E enjte- Mot i vranët dhe më i freskët se ditët paraprake. Parashihen reshje të intensitetit të dobët. Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu, jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta, kurse temperaturat parashihen të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

/TV Malisheva

Share.