Lojtari i FC Barcelona, Pedri, është intervistuar në emisionin Antena 3 dhe ka folur për lajmet aktuale sportive dhe ka treguar edhe disa detaje nga jeta e tij personale.
Një nga temat e diskutuara në intervistën në kanal ishte rikthimi i mundshëm i Leo Messit në Barcelonë dhe Pedri ishte i qartë në shprehjen e dëshirës së tij që ylli argjentinas të rikthehej.
“Unë shoh thashetheme për Messin kudo… por mirë, do të doja shumë që Leo të kthehej në Barça”, tha Pedri.
“Do të doja, edhe pse varet nga Barcelona dhe Leo. Shpresoj që ai të kthehet”, tha mesfushori.
Dëshira e lojtarit është e qartë, ai do të donte të ndajë sërish dhomën e zhveshjes me Messin.
/TV Malisheva