Lajme jo të mira për trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta në prag të dy ndeshjeve të fundit të këtij sezoni të Premier Ligës.

Pas William Salibas dhe Oleksandr Zinchenkos, lista e të lënduarve te Arsenali vazhdon të rritet.Siç bëhet e ditur nga gazetari David Ornstein, ylli i Arsenalit, Gabriel Martinelli nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e fundit të Arsenalit në kampionatin anglez.

Martinelli pësoi lëndim në kyçin e këmbës në humbjen 3:0 të Arsenalit kundër Brightonit në “Emirates”, dhe tani e humb sezonin aktual në Premier Ligë.

/TV Malisheva

Share.