Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar katër aneks memorandumeve për mbështetje financiare me Kamenicën, Vushtrrinë, Gjakovën dhe Shtimen.
Në një takim që ministrja Vlora Dumoshi e ka zhvilluar sot me kryetarët e këtyre komunave është bërë nënshkrimi i aneks memorandumit të bashkëpunimit për rinovimin dhe funksionalizimin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” dhe shtëpive të tjera komunitare në kë komunë. Implementimi i tyre do të bëhet gjatë vitit 2020.
Gjithashtu është nënshkruar për mbështetjen e projektit “Qendra e Kulturës” në Vushtrri, projektin e ndërtimit të Qëndrës së Kulturës në Rogovë të Hasit, i cili do të impelementohet gjatë periudhës 2020-2022 dhe është nënshkruar aneks memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Arkivit të qytetit të Shtimes.
Në njoftimin e MKRS-së thuhet se Dumoshi ka theksuar se prioritet i minist risë është të bashkëpunojë me të gjitha komunat duke konkretizuar projektet që do të jetë të frytshme.