Në stadiumin “Etihad” kanë përfunduar 45 minutat e para të superpërballjes evropiane ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit.
Në sfidën e vlefshme për kalim në finalen e Ligës së Kampionëve, janë anglezët ata që po e dominojnë skuadrën spanjolle dhe rrjedhimisht kanë krijuar epërsi prej dy golave.
Ishte spanjolli Bernardo Silva ai që ka realizuar dy gola në minutat 23’ dhe 37’.
Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar përfundoi me barazim 1-1.
/TV Malisheva