Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është duke zhvilluar këtë të enjte takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Ky takim po mbahet një ditë para se të bëhet betimi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Seanca solemne e betimit të kryetarit të ri të kësaj komune do të mbahet në orën 11:00 të premten, e të gjitha përgatitjet janë duke shkuar të qeta dhe në mënyrë normale.
Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku.
Në anën tjetër i pari i Qeverisë të mërkurën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefon Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ku ndër tjerash kanë biseduar për zgjedhjet në veri dhe betimin e kryetarëve të rinj.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës janë zhvilluar më 23 prill të këtij viti, pas dorëheqjeve në nëntor të vitit 2022, të kryetarëve që vijnë nga Lista Serbe e të cilët kishin vendosur që bashkë me votuesit serbë të bojkotojnë zgjedhjet.
/TV Malisheva