Gjiganti jugkorean Samsung ka njoftuar se e ka lëshuar në përdorim aplikacionin e ri për t’i ndihmuar përdoruesve ta masin dhe përcjellin shtypjen e tyre të gjakut.
Zgjidhja thuhet se është aprovuar nga Ministria e Ushqimit dhe Sigurisë së Barnave në Korenë e Jugut dhe do të punojë me Galaxy Watch Active2 dhe të gjitha telefonat e ardhshëm nga Samsung, thuhet sipas kompanisë.
I quajtur Samsung Health Monitor, aplikacioni i ri mat shtypjen e gjakut duke kryer analiza të valës së pulsit dhe duke përdorur sensorë të rrahjeve të zemrës./ Tv Malisheva