Greqia edhe sot është goditur nga një tërmet i fuqishëm.

Tërmeti me magnitudë 5.2 rihter ndodhi rreth orës 10:00 në Kretë, që ndodhet në jug të Greqisë.

Epiqendra ishte 7 km në jug-jugperëndim të Moiras të Heraklion dhe thellësia fokale është 8.9 kilometra.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare vlerëson magnitudën e lëkundjes në 5 gradë dhe thellësinë fokale në 10 kilometra.Lëkundjet u ndjenë në të gjithë Kretën lindore.

/TV Malisheva

Share.