Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të sjellin riga shiu, jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta.
Temperaturat parashihen të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës, ku ato maksimale do të sillen mes 17 dhe 19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.
/TV Malisheva