KB Peja u shpall mbrëmë kampione e Kosovës në basketboll, pasi që e fitoi ndeshjen e fundit të finales së “PlayOff-it” kundër KB Trepçës.
Në ndeshjen e pestë që u zhvillua në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Peja e mposhti Trepçën me rezultat të ngushtë 93:91.
Në përgjithësi, në serinë e finaleve, Peja e mposhti Trepçën 3:2.
Tani, titulli kampion e ka shpërblyer Pejën me pjesëmarrje në garat evropiane sezonin e ardhshëm, ku do të jetë pjesëmarrëse në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në basketboll.
Skuadra e fundit nga Kosova që ishte pjesëmarrëse në këtë garë ishte KB Ylli.
/TV Malisheva