Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka vizituar pas marrjes së detyrës kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Muja e ka uruar Atiq për marrjen e detyrës së re.
“Sot vizitova Komunën veriore të Mitrovicës për të uruar Kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq në marrjen e detyrës së re.Komuna veriore e Mitrovicës ka shumë punë dhe nevoja, por jemi të bindur që me Kryetarin e ri Atiq infrastruktura, shërbimet komunale dhe shërbimi për çdo qytetar pa dallim do të jenë angazhimi dhe përkushtimi i tij i përditshëm”, shkruan Muja në Facebook.
Postimi i plotë:
/TV Malisheva