Rusia ka ndaluar 500 shtetas amerikanë të hyjnë në territorin e saj, përfshirë ish-presidentin demokrat të SHBA-së, Barack Obama , si hakmarrje për sanksionet e vendosura nga Uashingtoni.
Ndalimi vjen “në përgjigje të sanksioneve anti-ruse të vendosura rregullisht nga administrata Biden”, tha Ministria e Jashtme ruse, duke shtuar se përfshinte edhe ish-presidentin amerikan.
Më herët gjatë ditës së sotme, SHBA njoftoi masa ndëshkuese ndaj dhjetëra kompanive dhe individëve rusë, me rastin e pushtimit të Ukrainës nga ushtria ruse, ndërsa G7 vendosi edhe sanksione.
/TV Malisheva