Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar presidentin e ri të këtij vendi, Jakov Milatoviq, i cili sot zyrtarisht është betuar dhe ka marrë detyrën. Ai ka shkruar se kjo është ditë historike për Malin e Zi.

Abazoviq ka shkruar në Facebook se kjo është ajo për të cilën ata kanë luftuar.

“Kuvendi i Malit të Zi kurrë më i bukur. I gjithë rajoni, si dhe mysafirë nga Evropa dhe e gjithë bota, u mblodhën në një vend. Mali i Zi dërgon një mesazh shumë të bukur. Ëndrra jonë politike është realizuar. Me guxim – Mali i Zi në rrugën e duhur”

/TV Malisheva

 

Share.