Zëvendëskryetari i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), Alexander Soros, ka njoftuar të shtunën se ka qëndruar në Kosovë ku edhe ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Vet Soros ka publikuar fotografi nga takimi me Kurtin, duke thënë se është ndjerë mirë nga mikpritja. Megjithatë, ai s’ka treguar detaje lidhur me temat e diskutimit.
“Më vjen mirë që kryeministri më mirëpriti sërish në Kosovë”, ka shkruar Soros në Twitter.
Ndryshe, Alexander Soros është i biri i miliarderit George Soros, i cili njihet për fondacionin Shoqëria e Hapur ndryshe si fondacioni “Soros”.
Good to be welcomed back to Kosovo by Prime Minister @albinkurti ! 🇽🇰 pic.twitter.com/Z5TgTQHTsw
— Alexander Soros, PhD (@AlexanderSoros) May 20, 2023
/TV Malisheva