Lumir Abdixhiku, Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave kosovarë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Abdixhiku ka shkruar se ky veprim i shtetit të Serbisë, është çnjerëzor dhe shkelje flagrante e marrëveshjes rajonale.
“Në një veprim të paparë gjatë pandemive, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave (operatorët e transportit) që vijnë nga Kosova. Kjo është një çnjerëzore dhe një shkelje flagrante e marrëveshjes rajonale për korridoret e gjelbërta gjatë luftës COVID19, për të cilën kanë rënë dakord të gjitha vendet”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndërkohë që qeveria në largim e Kosovës, ka hekur taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, veprim ky që është kërkuar nga ambasada amerikane në Kosovë si dhe nga i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (ShBA), për dialogun Kosovë Serbi, Richard Grenell. /Tv Malisheva