Qentë kanë lajmëruar pronarët e tyre për një zjarr të madh në një shtëpi duke lehur në orët e para të mëngjesit.
Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një ngjarje kur ekipet e zjarrfikësve shuan zjarrin që shpërtheu në një shtëpi në Essex të Anglisë, pasi u thirrën në orën 2:43 të mëngjesit të së dielës.
Shërbimi Zjarrfikës i Essex tha se ata arritën të shpëtonin kuajt në një stallë aty pranë.
“Zjarri filloi në një ndërtesë në pjesën e pasme të pronës dhe u përhap shpejt në çatinë e shtëpisë”.
Ndërkohë një fqinj i tha BBC News se ata u zgjuan duke gjetur çiftin, i cili jeton në shtëpi, në kopsht me dy qentë e tyre.
/TV Malisheva