Janë hapur aplikimet për pajisjen me certifikatë për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme.

Lajmin e ka bërë ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila shprehet se, “për këtë sezon veror, të gjithë Operatorët e Turizmit Detar duhet të certifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”.

Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë aktivitete lundrimi për qëllime turistike dhe argëtimi, që nga skafet, motorat e ujit, ski në ujë dhe çdo lloj veprimtarie të ngjashme.

Kumbaro thekson se, “asnjë subjekt nuk mund të veprojë, të ofrojë shërbime si operator i turizmit detar ose të përdorë emërtimin “Operator i turizmit detar”, nëse nuk është pajisur me certifikatë

/TV Malisheva

Share.