Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani
Takimi i dy ministrave është duke mbajtur në zyrat e MPJD-së, pas takimit të dy homologët do të mbajnë konferencë për medie.
Osmani gjatë ditës do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Bujar Osmani është duke e zhvilluar vizitën në Kosovë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, kjo pasi Maqedonia e Veriut sipas radhës po e drejton OSBE-në, gjatë ditës së enjten Osmani ka qëndruar edhe në shtetin serb.
/TV Malisheva