Xhudisti ynë, Akil Gjakova dhe xhudistja Loriana Kuka kanë siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Grand Prix Upper që po mbahet në Austri.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Akil Gjakova ka mposhtur në raundin e tretë të kësaj gare xhudistin slloven, Martin Hojak.
Tani, në çerekfinale, Akili do të përballet me xhudistin nga Moldavia, Adil Osmanov.
Ndërsa, në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, xhudistja jonë, Loriana Kuka e ka mposhtur në raundin e dytë xhudisten nga Sllovenia, Anka Pogcnik, .
Tani, Kuka në çerekfinale do të përballet me xhudisten hungareze, Szabina Gercsak.
/TV Malisheva