Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho Mendes Campos Junior ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese drejt Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Për dallim nga ndeshjet e marsit, Sylvinho tani ka grumbulluar më shumë lojtarë, respektivisht 27 sosh, ndërkohë që ka edhe emra të rinj e rikthime.

Katër portierë janë ftuar në grumbullim si Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, ndërsa emri i fundit është portieri i Kombëtares U21, Simon Simoni.

Në mbrojtje janë rikthyer Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, të cilët ishin të lënduar për ndeshjen me Poloninë në muajin mars, ndërsa të ftuar janë edhe Adrian Bajrami, Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Enea Mihaj dhe Andi Hadroj, kurse risi është ftesa e Mario Mitaj, i cili gjithashtu vjen nga Kombëtarja U21.

Mesfushën e plotësojnë emra si Keidi Bare, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Keidi Bare, Qazim Laçi dhe Anis Mehmeti.

Në repartin e sulmit, trajneri Sylvinho ka ftuar gjashtë lojtarë, ku rikthehet Armando Sadiku, dhe këtij i bashkohen Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani dhe Sokol Cikalleshi.

Shqipëria do të presë Moldavinë më datë 17 qershor në stadiumin “Air Albania”, më sfidën që nis në ora 20:45, ndërsa më datë 20 qershor Kombëtarja do të luajë në transfertë ndaj Ishujve Faroe në stadiumin “Tórsvøllur” të Torshavnit. Dy duele vendimtare për objektivat kuqezi në kualifikueset e Euro 2024.

/TV Malisheva

Share.