Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio do të largohet nga klubi mbretëror pasi thuhet se refuzoi një ofertë rinovimi nga Los Blancos.

Ky lajm u bë i ditur pasditen e së premtes dhe bashkë me të u përhap edhe lajmi mbi destinacionin e ardhshëm të spanjollit këtë verë.

Shumë prisnin që Asensio të rinovonte me Los Blancos, por ai ka vendosur të largohet dhe të provojë një përvojë të re, dhe me sa duket një rol më të madh diku tjetër.

Asensio është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Paris Saint-Germain.

Gjigantët francezë do t’i thonë lamtumirën Lionel Messit dhe do të shpresojnë ta bëjnë këtë edhe me Neymar Junior, dhe kështu duhet të forcojnë sulmin e tyre.

/TV Malisheva

Share.