Ndoshta nuk e keni ditur se në këmbët dhe duart tona ekzistojnë pika që lidhen me të gjitha organet vitale në trup.

Duke i stimuluar këto pika ne u bëjmë masazh organeve të brendshme dhe e përmirësojmë qarkullimin e energjisë vitale nëpër to, dhe në këtë mënyrë jemi më të shëndetshëm dhe më vital.

Dikur njerëzit ecnin këmbëzbathur nëpër bar, shkëmbinj dhe plazhe, dhe në këtë mënyrë akupresura zhvillohej në mënyrë natyrale.

Çfarë është akupresura?

Akupresura është sistemi i aplikimit të presionit në pjesë të caktuara të trupit për qëllime shërimi nga sëmundja dhe ruajtja e ekuilibrit optimal të të gjitha sistemeve të trupit.

Nëpër trupin tonë qarkullon bio-elektriciteti, i cili i jep energji të gjitha organeve tona për të funksionuar në mënyrë të rregullt dhe të ekuilibruar.

/TV Malisheva

Share.