Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, ka reaguar për zhvillimet në veriun e Kosovës.

Ai tha se situata ka kaluar nga paqja me Donald Trumpin, në kaos me presidentin aktual të ShBA-ve Joe Biden.

“Trupat e NATO-s kanë marrë objektet në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne shkuam nga paqja dhe përparimi nën drejtimin e Trumpit, te kaosi dhe okupimi me trupa nën drejtimin e Bidenit”, shkroi ai në Twitter.

Në mëngjesin e së hënës një numër i protestuesve serbë kanë dal para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Synimi i tyre është që të mos i lejojnë kryetarët e zgjedhur që të futen në komunë.

/TV Malisheva

Share.