Derisa shumë njerëz ankohen se janë mërzitur në karantinë nga rutina e përditshme dhe mungesa e aktiviteve, ka njerëz të cilët këtë periudhë të vetizolimit po e shfrytëzojnë në maksimum për të punuar.

Në mesin e tyre janë edhe artistët të cilët duan t’i argëtojnë fansat në këtë kohë pandemie.

E si duket adhuruesit e reperit më të famshëm shqiptar, Unikkatil, nuk do të presin shumë gjatë për një projekt të ri nga ai.

Unikkatil, emri i vërtetë i së cilit është Viktor Paloka, e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për ta paralajmëruar një këngë të re. Dhe reagimi i fansave ishte i menjëhershëm, të cilët janë shprehur të entuziazmuar me lajmin.

“Po mendoj ndoshta nuk është keq për të publikuar diçka gjatë kësaj karantine”, kishte shkruar reperi poshtë një fotografie ku ai shihet në rrugët e New Yorkut./ Tv Malisheva

Share.