Serbët janë duke vazhduar protestat në komunat veriore, ku po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptar.
Protesta ditën e hënë u shoqërua me tensione të shumta, ku grupe kriminale serbe sulmuan ushtarët e KFOR-it, duke lënduar 30 prej tyre.
Gjithashtu, ata kanë sulmuar edhe ekipet e mediave nga Kosova dhe Shqipëria.
Ndërsa, sot ata kanë vendosur disa tenda para komunës së Zubin Potokut.
Tensione në veri ka pasur që nga dita e premte, serbët janë duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të vazhdojnë punën në objektet komunale.
Ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, si dhe mediat duke ua djegur veturat. Nga zhvillimet e së hënës mbetën të plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.
KFOR në reagimin e bërë për media ka kërkuar të mos përshkallëzohet më tej situata si dhe Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjësinë për atë që ka ndodhur në veri.
/TV Malisheva