Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it – SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd.
Në takim mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, raporton Radio-Televizioni i Serbisë.
Vuçiq gjatë ditës do të takohet edhe me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës.
Takimet është zhvilluar një ditë pas protestës së dhunshme të serbëve në Zveçan, ku janë lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, si dhe janë djegur e dëmtuar vetura të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe mediave.
Protestat dje kishte edhe në Zubim Potok dhe Leposaviq. Ndërkohë, protestat janë duke vazhduar edhe sot.
/TV Malisheva