Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, tha se po punon nga Zyra për Komunitete në fshatin Lipë të kësaj komune, e jo nga objekti komunal.

“Këtu sot e kemi filluar punën… Tash, le ta shohim”, tha shkurtimisht ai për Radio Evropën e Lirë.

Protestues serbë që kundërshtojnë kryetarin e ri shqiptar, u mblodhën edhe sot në Zveçan, ndonëse në një numër më të vogël se një ditë më parë.

Të hënën, ata u përplasën me ushtarë të KFOR-it, pasi nuk iu bindën thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u shpërndarë.

/TV Malisheva

Share.