Kryeministri Albini Kurti ka shkuar sot në Bratisllavë për të marrë pjesë në Forumin “GLOBSEC2023”, ndonëse dje nga Qeveria kishin thënë se ky udhëtim ishte anuluar për shkak të situatës së fundit të krijuar në veri të vendit.
Megjithatë, mbërritja e kryeministrit të Kosovës në kryeqytetin e Sllovakisë u konfirmua në faqen në Facebook të Forumit vjetor GLOBSEC në Bratislavë për politikën e jashtme.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albini Kurti, ka mbërritur në Forumin GLOBSEC2023 në Bratislavë. Dëgjojeni atë më vonë këtë mëngjes në një bisedë me titull: Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva