Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të jetë prezentë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Osmani tashmë ka pranuar ftesën nga Erdogan për të qenë prezentë në këtë ceremoni më datë 3 qershor.
Recep Tayyip Erdogan do të vazhdojë të jetë në pushtet, pasi fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi.
Erdogan ka kaluar dy dekada në pushtet, duke shërbyer si kryeministër i Turqisë nga viti 2003 deri në 2014, kur ai u zgjodh president.
Ai të dielën e 28 majit u përball me një balotazh presidencial nga i cili thuhet se doli fitues, që do ta bëjë atë të zgjasë pushtetin e tij në një dekadë të tretë.
Zgjedhjet erdhën tre muaj pasi një pjesë e vendit u shkatërruan në rrënoja në tërmetin më shkatërrues që nga viti 1999.
/TV Malisheva