FC Drita e ka konfirmuar edhe largimin e dytë nga skuadra, pasi që u bë zyrtare largimi i Hamdi Nimanit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ilir Blakçori, i cili me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me Dritën.

Blakçori ishte pjesë e Dritës që nga sezoni 2019/20, dhe gjatë këtyre katër viteve arriti të bëjë 132 paraqitje mbi emrin e tij.

“Klubi jonë e falënderon ILIRIN për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhej ndër të tjera në komunikatën e Dritës.

/TV Malisheva

Share.