Policia e Kosovës ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë zjarri, pas një incidenti në Fushë Kosovë.
Raportohet se dy persona janë lënduar, që sipas Policisë, dyshohet që lëndimet i kanë marrë nga arma e zjarrit.
Policia e ka marrë informatën rreth orës 16:00, ndërsa ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Pejës”.
“Bazuar në informacionet e paarmera raportohet për dy persona të lënduar, në dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Zyrtarët policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Aktualisht në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
/TV Malisheva