Pronari i Inter Miami, David Beckham ka qenë në kontakt me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për të eksploruar mundësinë e nënshkrimit të James Rodriguez.
Beckham ndan një marrëdhënie të fortë me Perez, me të parin e Los Blancos që solli ish-kapitenin e Anglisë në ‘Santiago Bernabeu’ kur siguroi nënshkrimin e tij nga Manchester United në 2003.
Në të vërtetë, kuptohet se Perez është i gatshëm të negociojë për kolumbianin, duke e mbajtur derën hapur për shitjen e një lojtari që rrallë ka luajtur këtë sezon, shkruan Goal, përcjell lajmi.net.
Burime të afërta kanë konfirmuar se 28-vjeçari do të largohet nga Spanja në përfundim të këtij sezoni.
Andaj, Beckham po bisedon nga afër për ta siguruar këtë transfer, që do ishte më i madhi në historinë e re të ekipit.