Seria BMW 325iX E30, e shitur në Mbretërinë e Bashkuar, ka të kaluara vetëm 508 kilometra në 34 vitet e fundit.
Vetura është vendosur në shitje nga kompania Koenigsegg Supervettura, tregtar britanik i modeleve sportive, transmeton lajmi.net.
Modeli klasik i BMW-së besohet se u prodhua në 27 mars të vitit 1986, e më pas mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar nga Danimarka.
Ajo kishte qëndruar vazhdimisht në një hangar me ajër të kondicionuar, bëjnë të ditur mediet britanike.
Blerja e super-veturës po kushton 48,000 funte (54 mijë euro).