Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Gianluca DiMarzio, Karim Benzema do të largohet nga Real Madridi pas plot 14 vitesh në klub.
Ylli francez ka vendosur që t’i jap fund aventurës së tij në Spanjë dhe të pranojë një ofertë rekorde nga Arabia Saudite.
Kontrata e fituesit të Topit të Artë me Realin do të skadojë më 30 qershor të këtij viti, dhe ai ka vendosur që mos ta vazhdojë qëndrimin në Madrid.
Zyrtarizimi do të bëhet së shpejti nga Benzema në një konferencë për media, të organizuar për rastin në fjalë.
Me Realin, Benzema ka shënuar 353 gola dhe ka regjistruar 165 asistime në 647 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka fituar edhe 23 tituj gjatë kohës së tij në Spanjë.
/TV Malisheva