Liga Zvicerane e Futbollit (SFL) thotë se ka paraqitur një plan të detajuar për qeverinë, të hartuar në bashkëpunim me ekspertë të shëndetësisë, për rifillimin e mundshëm të stërvitjeve dhe ndeshjeve, pas përfundimit të mbylljes së koronavirusit.

Qeveria zvicerane javën e kaluar njoftoi një fund gradual të kufizimeve që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit, duke filluar me sallonet e bukurisë dhe floktarët me 27 prill
Kjo ngriti shpresat se sezoni i futbollit, i cili u pezullua në 2 mars, mund të fillojë përsëri në të ardhmen e afërt. Futbolli në Evropë aktualisht është në pezullim, edhepse skuadrat në Gjermani dhe Austri kanë rifilluar stërvitjet nën kufizime të rrepta të distancimit social në përgatitje për rifillimin e sezoneve të tyre.

SFL tha në një deklaratë se rifillimi i kampionatit, me ‘ndeshje fantazmë’ (pa tifozë), mund të ishte një shenjë pozitive për vendin në përgjithësi, por ishte gjithashtu i domosdoshëm për të parandaluar dëmtimin financiar të futbollit zviceran.

Ndër të tjera, do të ketë masa të rrepta të mbikqyrjes, ”ndërsa në të njëjtën kohë përputhet me kërkesat e rëndësishme për mbrojtjen e lojtarëve dhe popullatës”

Share.