Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka replikuar me krerët opozitar në debatin parlamentar që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës për gjendjen në veri të vendit.
Kurti u shpreh se protestat në komunat veriore nuk po bëhen për zgjedhje të reja komunale, por janë protesta të njerëzve që adhurojnë Millosheviqin dhe Putnin.
Kurti: Këto protesta nuk janë për zgjedhje të reja komunale
“Nuk është kjo protestë as në Zveçan, as në Leposaviq e Zubin Potok për zgjedhje të reja komunale, këto janë protesta me kryqin me katër C, me shkronjën ruse Z, këto janë protesta të njerëzve që adhurojnë Millosheviqin dhe Putinin. Dhe punojnë të paguar nga Beogradi dhe me direktiva të Beogradit. Pra, nuk është thjesht vetëm çështja e komunës aty. A ndërtesat e komunës janë të Republikës. Nëse nuk janë për kryetar të komunave për kë janë aty, nëse kryetarët e komunave nuk shkojnë aty ku duhet të jenë ata. Që nga viti 1999 ka struktura paralele ilegale atje, nuk mund të krijojmë struktura paralele strukturave paralele, nuk ka kuptim të krijojmë zyra paralele atje”, theksoi ai.
Shefi i ekzekutivit kosovar iu është përgjigjur thirrjeve të liderëve opozitar për arrestim të kriminelëve serbë, duke i pyetur ata se a duhet ta bëjë këtë arrestim me koordinim apo pa koordinim.
Kurti: Arrestimin a me bë me koordinim apo pa koordinim
“Mua mu tha më shumë se sa një herë që meqenëse po i dini me emra edhe me hollësi të tjera kriminelë e bandave atëherë pse s’po i arrestoni dhe u kërkua prej meje që t’i arrestoj. Tash ne kemi filluar t’i arrestojmë dhe në fund të fjalimit përmenda emrat e atyre që janë të arrestuar. Por natyrisht që ka edhe aso që janë kriminel të paarrestuar që janë në veri të vendit. Nëse i hasim dihet që i arrestojmë mirëpo ka edhe mundësi që kanë shkuar në Serbi….Unë iu falënderoj për këtë thirrje që ma bëtë që të arrestohen këta kriminel, por unë e kam një pyetje për juve arrestimi i këtyre kriminelëve a me koordinim a pa koordinim. Qysh po thoni? Pra, ju po bëtë thirrje që njësia speciale e jona të marr urdhër që të bëjë arrestimin e këtyre kriminelëve dhe unë iu falënderoj shumë për këtë mbështetje dhe për këtë sjellje shtetërore, por megjithatë për shkak të diskursit tuaj më duhet tua bëjë këtë pyetje shtesë arrestimin e këtyre kriminelëve në veri për të cilën po më inkurajoni a me koordinim a pa koordinim.Pra, arrestimin po e bëjmë se ju thatë, ju ma dhatë mbështetjen për besë edhe në paça pas ndonjë dilemë mu hoqën dilemat kur folët ju të dy”, tha ai.
Gjatë këtyre kundërpërgjigjeve karshi opozitës, Kurti pyeti edhe deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri se arrestimin e kriminelëve serbë në veri a ta bëjë me shurdhues a pa shurdhues?
Kurti: Arrestimin a me shurdhues a pa shurdhues qysh po thu deputeti Tahiri
“Arrestimin e tyre e kërkoi edhe ish ministri i Drejtësisë tash deputeti, Abelard Tahiri ky ka qenë ministër i Drejtësisë ky i di këto punë edhe ky tha që duhet të arrestohen kriminelët edhe deputetin Abelard Tahiri e pyes të njëjtën pyetje a me koordinim a po koordinim. Por, për këtë e kam edhe një pyetje speciale a me shurdhues a pa shurdhues qysh po thu deputeti Tahiri. Deputeti Krasniqi dhe Abdixhiku le të përgjigjen a me koordinim apo pa koordinim, e deputeti Tahiri le të përgjigjet me shurdhues a pa shurdhues” , u shpreh ai.
E karshi kreut të PDK-së, parti kjo cila ka fituar udhëheqjen në dy komuna veriore, Zubin Potok dhe Zveçan, Kurti adresoi edhe një kërkesë.
Ai kërkoi që këta kryetar të çlirohen e të shkojnë në objektet komunale sepse Policia i garanton e qeveria i mbështet.
Kurti: Çlironi ata dy kryetarë, kur të ec rroga duhet me punua
“Këta janë kanë plotësuar kërkesën Vuçiqit ndërsa, nuk e kanë larguar policinë se nuk pyeten më për polici, a po të pyeteshin për polici unë e di që këta edhe policinë e kishin largua….çlironi ata dy kryetarë që i kanë fitu zgjedhjet në Zubin Potok, kur të ec rroga duhet me punua kur të garojsh dhe zgjedhjesh e do me fitua duhet edhe me punua, prandaj çlironi ata kryetar mos i mbani pengë se ata dojnë me shku edhe në Zveçan edhe në Zubin Potok policia i garanton, qeveria i mbështet ju mos i mbani peng”, tha Kurt
/TV Malisheva