Dita e sotme do të sjellë gëzim të tifozët e Milanit, pasi që të gjithë janë në pritje të rinovimit të kontratës së Rafael Leaos.
Nga shumë mediume dhe gazetarë italianë dje u bë e ditur se Leao do të rinovojë sot pasdite me Milanin, dhe tani ylli portugez gjendet në zyrat e klubit.
Leao ishte parë duke hyrë në objektin e klubit, ku edhe do ta nënshkruajë kontratën e tij të re deri në vitin 2028.
Në anën tjetër, zyrtarizimi nga Milani është vetëm çështje kohe, edhe pse gjiganti italian përmes një videoje në “Facebook” ka paralajmëruar se rinovimi i kontratës së Leaos është çështje e kryer, duke shkruar “Batica po vjen”.
Videon e gjeni më poshtë.
/TV Malisheva