Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë. Për shumë njerëz, më i miri. Trajneri i Manchester Cityt po lufton këtë sezon për të fituar tre trofetë me ekipin e tij.

Pas fitores së Ligës Premier, këtë të shtunë ata mund të ngrenë trofeun e FA Cup nëse mposhtin Manchester United në finale. Dhe të shtunën e ardhshme ai mund të mbyllë rrethin nëse fiton Ligën e Kampionëve. Për ta bërë këtë, ‘Qytetarët’ do të duhet të mposhtin Interin.

Një nga ata që e njeh më mirë Guardiolën është ish-mesfushori dhe kapiteni i Cityt, Fernandinho, i cili ka zbuluar disa sekrete në një intervistë për The Athletic.

“Yaya Toure thoshte: “Ka dy gjëra që duhet për të luajtur për Guardiolën. Duhet të flasësh të paktën tre gjuhë dhe duhet të jesh në gjendje të luash të paktën tre pozicione të ndryshme. Kuptoje këtë dhe ti”. Do të jetë një ose dy hapa përpara, nga të gjithë të tjerat”, ka thënë fillimisht Fernandinho, i cili kaloi disa vite nën urdhrat e trajnerit.

“Ai është një trajner brilant, i cili teston lojtarët e tij. Shikoni John Stones, një qendërmbrojtës që është transferuar në mesfushë këtë sezon. Shikoni ata mbrojtësit e krahëve. Shihni se si ata janë përshtatur me praninë e Haaland.

Shumë gola të tjerë

Intervistuesi ishte Alan Shearer, një legjendë e Anglisë dhe Ligës Premier, të cilit Fernandinho i tha se me Guardiolën do të kishte shënuar shumë gola të tjerë në karrierën e tij.

“Jam i sigurt se nëse do të kishit Pepin si trajner, do të kishit shënuar edhe më shumë, dyfish apo trefish gola”.

“Pep të bën të kuptosh se futbolli është më i lehtë nga sa mendon. Ai ka fuqinë t’ju bindë, t’ju tregojë, t’ju mësoj çdo ditë në stërvitje, në takime dhe, mbi të gjitha, gjatë ndeshjeve, se gjithçka që ju thoni do të bëhet, do të ndodhë”, përfundoi ish-mesfushori brazilian.

/TV Malisheva

Share.