Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përgënjeshtruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili gjatë një interviste dhënë për CNN ka thënë se Serbia ka zbatuar të gjitha marrëveshjet nga prilli i vitit 2013 e deri më sot.

Këtë deklaratë Bislimi e ka quajtur propagandë të pastër, ndërsa ka listuar edhe disa prej shkeljeve siç ka thënë ai, të rënda të kryera nga Serbia.

“Gjatë kësaj jave, në CNN, Vuçiq tha se Serbia ka zbatuar të gjithë marrëveshjet nga prilli 2013 e deri më sot. Kjo nuk është e vërtetë dhe është në kundërshtim me realitetin. Është shtrembërim i fakteve dhe propagandë e pastër. Më poshtë një listë e vetëm disa prej shkeljeve të rënda të kryera nga Serbia”, ka shkruar zëvendëskryeministri në llogarinë e tij në Twitter.

Në pikat e paraqitura, Bislimi ka përmendur shkeljen që Serbia ia ka bërë marrëveshjes lidhur me deklarimet dhe thirrjet kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe votën kundër në Këshillin e Evropës.

/TV Malisheva

Share.