Xhudistja jonë, Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Grand Prix Dushanbe që po mbahet në Taxhikistan.
Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka e mposhti në raundin final të repesazhit britaniken Katie-Jemima Yeats-Brown.
Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te medalja e bronztë, Kuka raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti irlandezen Rachael Hawkes
/TV Malisheva