Ka shkuar në 288 numri i vikt.mave nga përplasja e trenave në Indi.

Kryeministri i vendit Narendra Modi ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ku ka kërkuar që të gjendet fajtorët dhe të vendosen para drejtësisë.

Aksid.nti i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ku si pasojë kanë humb.r jetën të paktën 288 persona dhe janë plag.sur 800 të tjerë në shtetin Odisha, ku u përfshinë dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash.

Përpjekjet e shpëtimit kanë përfunduar, dhe sipas autoriteteve të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plag.sur janë nxjerrë.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave në distriktin Balasore, i cili është përshkruar si aksid.nti më i rëndë hekurudhor i Indisë në këtë shekull.

Një hetim i plotë është nisur, por një raport preliminar tregon se aksid.nti ishte rezultat i dështimit të sinjalit, tha KS Anand, zyrtari kryesor për marrëdhënie me publikun në Hekurudhën Juglindore.

/TV Malisheva

Share.