Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot i paqëndrueshëm do të na shoqërojë deri më datë 12 qershor.
Sipas institutit, të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Sa i përketë temperaturave, ato do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që po e lëmë.
“E martë- Mot kryesisht i ngjashëm, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi. E mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu. Reshje më të fokusuara do të jenë në relievin malor. E enjte- Mot i ngjashëm po thuaj me të gjithë elementet dhe dukuritë që ishin prezent ditëve të fundit. E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit. Shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike. Pra, siç po vërehet nga ky parashikim, situata meteorologjike mbetet e pandryshuar me ditët e fundit të majit dhe fillimi të qershorit. Gjykuar në aspektin territorial, reshjet me sasi më të mëdha priten në perëndim dhe veriperëndim të Dukagjinit. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtime i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva