UEFA zbuti tonet e saj sa i përket përfundimit përpara kohe të kampionateve të ndryshëm në Europë, duke lënë një dritare të hapur për pezullimin e ligave aktuale në rast se ekzistojnë kushte të veçanta që e bëjnë të pamundur përfundimin e sezonit futbollistik.

Në një video konferencë me 55 federatat anëtare të UEFA-s, që u zhvillua këtë të martë, ndryshoi disi dhe qëndrimi i presidentit Alexander Ceferin, i cili rekomandoi fort që vendet europiane të bëjnë maksimumin që kampionatet respektive të përfundojnë, por ndryshoi qëndrim sa i përket këmbënguljes se mund të ketë edhe përjashtime nga kompeticionet europiane në rast se nuk bëhet diçka e tillë, pasi pranoi se në raste të veçanta, pezullimi i sezonit do të merret parasysh.

Në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga komiteti ekzekutiv i qeverisë së futbollit europian thuhet se duket patur parasysh disa përjashtime për raste ekstreme UEFA, po zhvillon aktualisht disa direktiva për pjesëmarrjen e klubeve në kompeticionet europiane, për t’i asistuar ato në rast se do të ketë pezullime të ligave apo kupave në vende të ndryshme të Europës, për shkak të pamundësisë për të zhvilluar aktivitetin si pasojë e pandemisë së covid 19.

Deri në këto momente Eredivisie e Holandës rrezikon të mos rifillojë pasi qeveria në këtë vend ka vendosur që deri me datë 1 shtator të mos zhvillohet asnjë aktivitet futbollistik profesionist, ndërkohë që Belgjika kishte deklaruar më parë mbylljen e sezonit futbollistik. Gjithsesi drejtuesit e Federatës belge janë të hapur për bisedime me UEFA-n, që mund të mbahen këtë të premte kur të qartësohet pozicioni zyrtar i qeverisë së futbollit europian.SS

Share.