Shkencëtarët e kompanisë “spinoff” Tethys Robotics të universitetit ETH Zurich, kanë zhvilluar një robot nëujor i cili mund të përdoret në situata të cilat janë të vështira për zhytësit njerëzor.

Kështu thuhet në një raport të InceptiveMind të publikuar gjatë së shtunës.

Makina e re është një mjet autonom nënujor që është projektuar posaçërisht për përdorim në mjedise sfiduese dhe të rrezikshme si kanalet dhe lumenjtë e turbullt. Kur teknikat konvencionale të kërkimit dhe shpëtimit dështojnë, roboti Tethys është aty për të marrë kontrollin, shkruan IE.

Roboti Tethys ka një bateri me litium e cila mund të ndërohet, dhe që e lejon atë të funksionojë me një karikim të vetëm për katër orë, peshon 30 kg kur është në ujë, ka një shpejtësi maksimale prej 2 metrash në sekondë dhe ka një kabllo me fibra optike deri në 10 kilometra të gjatë.

Ai gjithashtu vjen me sensorë akustikë, kamera dhe algoritme të bazuara në inteligjencën artificiale që e fuqizojnë atë të kërkojë në mënyrë autonome zona të mëdha nën ujë dhe të dallojë shpejt dhe me efikasitet objekte ose njerëz. Kjo do të thotë se mund të bëjë punën e zhytësve dhe ekipeve të shpëtimit në situatat më të rrezikshme.

Çfarë bën me atë që dallon? Epo, mund ta çojë atë në sipërfaqe pasi mund të rrëmbejë dhe të mbajë deri në 40 kg peshë. Pasi një objektiv është identifikuar, një operator njerëzor mund të marrë përsipër navigimin duke eliminuar çdo rrezik ose gabim që mund të ndodhë nga roboti që funksionon në mënyrë autonome.

Sipas InceptiveMind, Tethys pretendon se pajisja e saj e re është përdorur tashmë nga disa autoritete lokale për operacionet e kërkimit dhe shpëtimit nënujore.

/TV Malisheva

Share.