Deputetja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, ka bërë të ditur se ka kërkuar që sot me urgjencë të trajtohet çështja e Kosovës përgjatë punimeve të Dhomës së Ulët në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo kërkesë e saj është konfirmuar dhe Sekretarit të Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar do t’i kërkohet nëse do të dëhshiroj të jap një qëndrim lidhur me sitautën në Kosovë.
Pyetja e Kearns për Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme do të fillojë në orën 16:30 sipas orës lokale në Kosovë.
Kaerns thotë se Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik dhe domethënës për Kosovën.
“Sot kam siguruar një pyetje urgjente për situatën në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar ka një përkushtim historik dhe domethënës ndaj miqve tanë në Kosovë. Do të zhvillohet në orën 15:30”, ka njoftuar Kaerns.
Se kërkesa urgjente e Kaerns është pranuar për të kërkuar qëndrimin e Sekretarit të Shtetit për Kosovën është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Dhomës së Ulët të Parlamentit.
“Konfirmohet gjithashtu: Pyetje Urgjente nga Alicia Kearns.Të pyesim Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit nëse do të bëjë një deklaratë për situatën në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Dhomës së Ulët.
/TV Malisheva