Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Fortuna Arena” do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Konferencës mes Fiorentinas dhe West Hamit.
Kjo do të jetë finalja e dytë e kësaj gare, pas edicionit inaugurues që u mbajt në “Air Albania” të Tiranës ku triumfuese ishte Roma.
Fiorentina e siguroi finalen duke e eliminuar në gjysmëfinale skuadrën e Baselit me shifrat 4:3, kurse West Hami e mposhti 3:1 brenda dy ndeshjeve AZ Alkmaarin.
Njëra nga këto dy skuadrat do t’i jep fund pritjes së trofeut evropian, ku që të dyja triumfin e fundit në gara evropiane e kanë në vitet e hershme të 1960-ve.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Fiorentinan nuk do të paraqiten Castrovilli dhe Sirigu, kurse te West Hami mungon vetëm Scamacca.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.
Fiorentina (4-2-3-1): Terracciano; Dodo, Martinez Quarta, Milenkovic, Biraghi; Amrabat, Mandragora; Gonzalez, Bonaventura, Ikone; Cabral
West Ham (4-2-3-1): Areola; Kehrer, Aguerd, Zouma, Cresswell; Soucek, Rice; Bowen, Paqueta, Benrahma; Antonio
/TV Malisheva